Shqipëria luan miqësoren e fundit përpara startit të Europianit, me kuqezinjtë që ndeshen kundër Azerbajxhanit në Hungari.
Duket se trajneri Sylvinho i ka besuar formacionin titullar mesfushës dhe sulmit që pritet të luajnë dhe në Europian, me Ramadanin, Asllanin, Bajramin, Asanin, Seferin dhe Brojën që do e nisin këtë takim që nga minuta e parë.
Nga ana tjetër, në mbrojtje janë rikthyer Hysaj dhe Gjimshiti, ndryshe nga miqësorja e fundit me Lihtenshteinin, të cilët zëvendësojnë Balliun dhe Ismajlin, me Ajetin dhe Mitajn që qëndrojnë të paprekur, ndërsa në portë është zgjedhur Strakosha, që zëvendëson Etrit Berishën.