FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHANË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Ndërsa banorët e Thumanës vijojnë protestat kundër bllokimit të aksesit në autostradën Thumanë-Kashar, kryetari i PD-së Sali Berisha ka fajësuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e rrugëve dhe lëvizjen e lirë të banorëve të kësaj zone. Për Berishën, urrejtja raciste që Rama ka ndaj banorëve të veriut, shihet qartë nga bllokimi i rrugës.
Lideri i demokratëve, Sali Berisha, gjatë tubimit të sotëm deklaroi se Rama po bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policisë. “Sepse Edi Rama ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput nga Dajti dhe sot ai kërkon reston’, tha Berisha.
Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar ka bërë një denoncim ndaj Edi Ramës, të cilin e ka akuzuar se ka kërcënuar Ervis Martinajn. Berisha tha se, edhe kushëririn e Martinajt, Brilant Martinaj, e kanë vrarë policët. Sipas Berishës, pas çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.
Gjatë fjalës kryedemokrati Sali Berisha, ju bëri thirrje qytetarëve që të enjten t’i bashkohen protestës tek bashkia e Tiranës. ‘Ditën e enjte, tek bashkia në orën 11:00, për t’i treguar vendin njërit prej hajdutëve më të shpifur të tokës shqiptare, Erion Veliajt’, u shpreh Berisha.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Mirënjohje ndaj oratorëve të kësaj platforme që shpërndajnë anekënd vendit të vërtetat e kauzës tonë.
Të dashur miq, sot përsëri vazhdon beteja e guximtarëve të Thumanës, Fushë Krujës dhe Krujës.
Beteja kundër ndëshkimit të 80 mijë banorëve duke i privuar nga rruga e ndërtuar mbi tokën e tyre.
Beteja në emër të 500 mijë shqiptarëve, më të varfrit e Shqipërisë, më të varfrit e Europës, që në një akt madhor antikushtetues, në një akt urrejtje raciste antishqiptare të Edi Ramës, u vë taksën e ardhjes në Tiranë, ndërkohë që qytetarët e të gjitha zonave të tjera të vendit me të ardhura dy dhe tre herë më të mëdha se ato të veriut, nuk paguajnë asnjë qindarkë për të ardhur në kryeqytetin e tyre.
Edhe ata udhëtojnë në rrugë, autostrada, superstrada, kalojnë tunele dhe rrugë të gjera, por asnjë nuk paguan sepse Edi Rama urren me një urrejtje të trashëguar veriun dhe banorët e saj.
Hiqe nga mendja Edi Rama se do e fitosh dot atë betejë, ajo do jetë beteja në të cilën do mjerohet regjimi.
Do jetë kryengritja paqësore e të gjitha zonave të veriut kundër diskriminimit, kundër urrejtjes raciste, kundër ndëshkimit të pamerituar.
Të dashur miq, kjo javë ishte një javë lufte.
Një javë sikur Shqipëria të ishte një zonë lufte.
Të vrarë, të plagosur, të vetëvrarë më shumë se në të gjithë Europën të marrë së bashku përveç frontit të Ukrainës.
Dje, në mes të rrugëve, në mes të ditës, në rrugët më kryesore shkrehen bateri plumbash.
Mbrëmë ekzekutohen në Velipojë dy vëllezër.
Kryeplaku i një fshati në Memaliaj gjendet i therur me thikë në një përrua të Zhapokikës.
Në çdo kënd të këtij vendi, krimi zotëron, bën ligjin, kontrollon rendin dhe ka në duar rendin.
Të dashur miq, krimi, vrasjet, trafiqet, grabitjet janë sot kërcënim madhor për jetën e çdo shqiptari.
Dhe çdo ditë, çdo javë ato do bëhen më të rrezikshme.
Aleanca e qelbësirave që u krijua në vitin 2013 kundër rendit demokratik nga Edi Rama është shndërruar sot në aleancë krimi, droge, trafiqesh, vrasjesh, vjedhjesh të shqiptarëve.
Ishte ajo aleancë në moton ‘qelbësira të të gjithë vendit bashkohuni kundër Sali Berishës’ që sot shprehet me sundimin e krimit shtetëror. Me dominimin e krimit mbi parlamentit, mbi qeverinë, mbi drejtësinë, mbi policinë, mbi të gjitha institucionet.
Me të ardhur në pushtet, Edi Rama si shpërblim ndaj bandave kriminale, liroi një e nga një vrasësit serialë të dënuar përjetë.
Ndërhyri në çdo rast dhe liroi faktikisht të gjithë përveç njërit.
Ka bërë dhe bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policisë.
Sepse Edi Rama ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput nga Dajti dhe sot ai kërkon reston.
Të dashur miq, ju dëgjoni për vrasje, për plagosje, për vjedhje.
Por mos harroni se në të gjitha këto raste pa përjashtim qëndron një zyrtar, qëndron një deputet, qëndron një qeveritar, qëndron vetë Edi Rama.
Po, po!
Krimi solli Saimir Tahirin.
Askush nuk e mori vesh, por truproja e tij u ekzekutua duke folur në telefon me Tahirin.
Kjo është e vërteta dhe ndodhi në mes të Tiranës.
Pastaj dolën Habilajt, këta trafikantë të rrezikshëm për Shqipërinë dhe Italinë, që përdornin
skafin, përdornin veturën, përdornin të gjithë pushtetin e tij.
Krimi, pasi e largoi antimafia italiane Tahirin nga detyra, solli në pushtet Xhafën.
I vëllai i tij, një kriminel i pamëshirshëm, një drejtues rrjeti ndërkombëtar droge në Bolonjë dhe Venezuelë.
Përfundoi rendi tek Taulant Balla, i akuzuar për porositës vrasjesh në sallë gjyqi.
I akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e avokatit që pa dokumentet se Taulant krimineli kishte
porositur vrasje.
I shpëlarë nga akuza, nga serial-killeri Nuredin Dumani, që do thoshte në rrëfimet e tij se nuk është Taulanti që urdhëroi futjen e revoles për të arrestuar Manahasën, në një kohë kur ata nuk kishin asnjë lidhje.
U mbajtën muaj të tërë në burg për Tualet kriminelin.
A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën?
A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie?
A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?
A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij?
A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit?
Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi.
Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë.
Edhe njëherë, prapa çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.
A nuk treguan dosjet se si shefat e krimeve u tregonin bandave se ku i kanë kundërshtarët në zbatim të strategjisë së Edi Ramës që kokat t’i hanë njëri-tjetrit?
Këto që pamë këtë javë janë pasqyrë e aleancës së pushtetit me krimin nga viti 2013 gjer sot.
Të gjitha këto dëshmojnë se sa jetike është jetesa jonë.
Se sa vendimtare është mosbindja civile.
Prandaj dhe, duke iu përgëzuar dhe shprehur edhe njëherë mirënjohjen, ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë të pandalshme gjer në fitore.
Ditën e enjte, tek bashkia në orën 11:00, për t’i treguar vendin njërit prej hajdutëve më të shpifur të tokës shqiptare, Erion Veliajt.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush.
Fitore, fitore, fitore!