Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha një ditë më parë u përball me një situatë të pakëndshme në aeroport. Bebe përshëndeti në shqip një nga punonjësit, duke menduar që është shqiptar, dhe tregoi me lot në sy se ai ekërcënoi se nuk do e linte të udhëtonte.

Ndërkohë ditën e sotme ka treguar se është kontaktuar drejtpërdrejtë nga Lufthansa, por Bebe nuk është e kënaqur me një më fal.

yacht hotel sarande

“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkruan Bebe në Insta Story.

Incidenti erdhi një ditë pasi Bebe Rexha publikoi hitin e saj të ri “I’m the drama”.  Duket ironi i fatit që këngëtarja përballet me një incident dramatik dhe del duke qarë para mijëra fansave në llogarinë e saj në instagram vetëm pak orë pas publikimit të këngës me titullin Unë jam drama.

Përtej lotëve, natyrisht që incidenti zuri titujt e parë të lajmeve duke u kthyer në reklamë edhe për hitin e ri.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu