Dy ditë pas shpërthimit të autobotit me naftë në pikën e karburantit të Gega Oil në aksin Tiranë-Durrës, ka humbur jetën një prej punonjësve që mbeti i plagosur. 35-vjeçari Elvis Prendi, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

I plagosur ka mbetur edhe punonjësi tjetër, Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz. Shpërthimi që i mori jetën një prej punonjësve ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit, teksa autoboti ka qenë duke u furnizuar me naftë në pikën e Gega Oil.

yacht hotel sarande

Grupi hetimor ende nuk e ka përfunduar ekspertizën për të zbuluar shkakun e shpërthimit. Mësohet se autoboti ka qenë thuajse bosh në momentin e shpërthimit dhe ka qenë duke u furnizuar me naftë, jo duke shkarkuar naftë siç u raportua në fillim.

Dyshohet se shkaku i shpërthimit të autobotit ka qenë motori i tejnxehur e autobotit ose një frenim i gomës së pasme që mund të ketë shkaktuar temperaturë të lartë dhe ka shkaktuar shpërthimin, por gjithsesi priten rezultat përfundimtare të ekspertizës.

Flaka ka rënë në pjesën e parme të autobotit, ndërsa shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkatërruar gjithë strukturën ku shkarkohet naftë në karburantin ‘Gega Oil’./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu