Reperi Rigels Rajku njohur me emrin e artit Noizy u arrestua mbremjen e se martes. Per te ishte leshuar nje flete arresti ne Kosove pas nje denoncimi ne Peje, ngjarje qe ai e ka hedhur poshte.
Mesohet se arrestimi ndodhi ne Shengjin per llogari te drejtesise kosovare dhe ndalimi i tij mesohet se eshte bere ne nje pike kontrolli ne zonen e Kunes ku Noizy ishte drejtuar per te kenduar ne nje prej klubeve ne plazh. Ai me pas u eshte dorezuar forcave operacionale te Tiranes.
Me heret ai kishte bere kete reagim:
“Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!
Dua ta nis këtë reagim me një ndjese të thellë ndaj atyre që jane shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjates për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njeherë, ndjesë.
Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nëse janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.
Sa më lart dua të bej me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurresesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësise, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtesisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtesisë në Kosovë”Bashkë me studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje. Duke ju falenderuar për mirekuptimin e përkrahjen dhe kerkuar ndjesë për këtë situate të shëmtuar ku më kanë përfshirë, Rigelsi”
View this post on Instagram
Artisti akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
Nuk eshte hera e pare qe Rigels Rajku arrestohet per llogari te autoriteteve kosovare i perfshire here pas here ne incidente qe karakterizojne rivalitetin e madh mes repisteve te Kosoves dhe tij.