Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për përgjimet e reja që janë publikuar ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me kriminelin serb, Milan Radoiçiq, përgjegjësin kryesor të sulmit në Banjskë.

Kurti ka thënë se për këtë rast zëdhënësi i LVV-së, ka dhënë përgjigjen e saktë, derisa ka shtuar se qytetarët e dinë se pse Radoiçiqi tash po ikë e dikur ishte në kryeministri.

yacht hotel sarande
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin edhe e kanë shumë të qartë pse Radojiçiq ka ikur tash dhe e dikur ishte në Kryeministri. Për këtë zëdhënësi i subjektit ku unë jam kryetar i LVV-së, Arlind Manxhuka e ka dhënë përgjigjen e saktë”, tha Kurti.Kryeministri para gazetarëve shtoi se “ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe tryesnia do të duhej të ishte që të ketë aktakuzë ndaj tij”.

Teksa u pyet edhe nëse do të merren masa ndaj Kusari-Lilës, Kurti tha “po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu