Akil Gjakova e ka nisur aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.
Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin.
Xhudisti kosovar e ka fituar luftën e parë, pasi mposhti brazilianin duke kaluar në rrethin tjetër.
Ndërsa motra e tijXhudistja kosovare, Nora Gjakova, është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ pas humbjes që pësoi në kategorinë -52 kilogramë.
Kundërshtarja e Gjakovës ishte xhudistja mongoleze Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Në një duel ku Gjakova kishte momentet e saj të mira, ajo nuk ia doli që ta fitojë duelin duke u eliminuar kështu për shkak të tri gabimeve që në raundin e parë.
Kështu merr fund rrugëtimi i Norës e cila ishte në kërkim të medaljes së dytë olimpike. /Telegraf