Anëtari i Kryesisë së PD Eno Bozdo ka reaguar pas kongresit të Partisë Socialiste duke komentuar me ironi fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimet në qeveri.Bozdo u shpreh se një kryeministër evropian shpall opozitën si shkaktare dhe fajtore të krimit, korrupsionit dhe zhbërjes së Shqipërisë dhe deklaron se do të mbajë pushtetin edhe 100 vjet, duke iu referuar fjalimit të Ramës sot para socialistëve.
Ai shtoi se një kryeministër evropian po ashtu “cakton pasardhësen nga kopshti i fëmijëve” dhe “emëron anonimë dhe qesharakë në krye të shtetit”.
Reagimi i plotë:
Bravo!
Një kryeministër evropian bën pikërisht këtë:
1. Demaskon armikun e brendëshën dhe të jashtëm,
2. Shpall Opozitën si shkaktare dhe fajtore të krimit, korrupsionit dhe zhbërjes së Shqipërisë,
3. Deklaron fitoren në zgjedhjet e ardhshme,
4. Deklaron se do ta mbajë pushtetin edhe 100 vjet,
5. Nuk merr përsipër asgjë, nuk jep asnjë llogari dhe nuk kërkon falje sepse nuk ka asnjë faj,
6. Emëron anonimë dhe qesharakë në krye të shtetit,
7. Cakton pasardhësen nga kopshti fëmijëve,
8. E lë Presidentin të presë në ankth, me gjasa në këmbë,
9. Del i qeshur nga Presidenca, dhe
10. Niset i plotësuar për pushime…/Balkanweb.com