Ndezja e flakës olimpike në një balonë me ajër të ngrohtë përmbylli ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, Paris 2024.

yacht hotel sarande

 

Celine Dion interpretoi në një skenë në Kullën Eiffel, për herë të parë që kur rrëfeu vuajtjet nga sëmundja e rëndë.

 

Për disa orë Franca kishte organizuar një spektakël të pashoq, me 10500 sportistët që kanë nisur të parakalojnë me rreth 85 varka në lumin Sena.

Ndër delegacionet e para që parakaluan ishte edhe ai i Shqipërisë, që do të përfaqësohet me 8 sportistë.

Përkatësisht me Luiza Gegën dhe Franko Burrajn në Atletikë, Zelmikhan AbakarovIslam Dudaev dhe Chermen Valiev në Mundje, Manjola Koninin në Qitje si dhe Grisi Koxhakun e Kaltra Meçën në Not.

Nga kuqezinjtë e para që do të garojë është Manjola Konini, që nis Lojërat Olimpike në datën 27 korrik.

Kosova parakaloi me sportistët e saj dhe përfaqësuesit e trajnerët, duke valëvitur flamujt shtetëror, që mbahej nga Akil dhe Nora Gjakova, vëlla e motër, dy xhudist kulmor botëror.

Tetë ishte numri i sportistëve që parakaluan, pasi boksierja Donjeta Sadiku nuk ishte e pranishme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu