Me 20 – 45 mijë dollarë brenda 15 – 20 ditëve ishe në tokën e premtuar. SPAK në bashkëpunim me autoritetet amerikane goditën grupin kriminal që ndihmonte shqiptarët të kalonin kufirin me dokumente false e destinacion përfundimtar kishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pranga ka rënë organizatori Luc Melaj, ndërsa në hetim janë dhe 4 të tjerë mes tyre 2 efektivë të Hanit të Hotit të cilët i kalonin shqiptarët me dokumente false dhe pa i regjistruar në TIMS. Nga të dhënat e hetimeve të deritanishme ka rezultuar e provuar ekzistenca e një grupi kriminal, i cili ka organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për disa shtetas shqiptarë, përmes dokumentacionit të falsifikuar, me destinacion përfundimtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo veprimtari kriminale dyshohet të jetë e mirë organizuar edhe në nivel transnacional, pasi kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA” informon SPAK në njoftimin e sotëm.

yacht hotel sarande

Fillimisht krijoheshin kontakte mes personave të interesuar për të ikur drejt SHBA-ve dhe personit nën hetim Luc Melaj, i cili me qëllim kalimin e paligjshëm në kufi, kryente, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, veprimet si: prodhimi në kohë të shpejtë i dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerja e biletave të udhëtimit, pajisja me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi etj.

Personat kalonin kufirin me pasaportat e tyre dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar.

Në hetim janë dhe dy policë të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, të cilët i kalonin shqiptarët me dokumente false dhe pa i regjistruar në TIMS.Në kuadër të veprimeve dhe verifikimeve të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është konstatuar një aktivitet tjetër i paligjshëm i kryer në Pikat e Kalimit Kufitar të Republikës së Shqipërisë me Malin e Zi, nga ana e punonjësve të policisë kufitare të PKK-ve Shqipëri-Mali i Zi.  Ky aktivitet i paligjshëm konsistonte në mos-regjistrimin në sistemet e PKK-ve të shtetasve shqiptarë, të cilët për shkaqe si: tejkalimi i afatit të qëndrimit në shtetet e BE-së; ndalimi i hyrjes në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit janë azilkërkues në vende të ndryshme etj, kërkonin të shmangin në mënyrë të paligjshme regjistrimin e kalimit në kufi” informoi sot SPAK./Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu