Pushuesit në Mykonos të Greqisë janë përballur me një surprizë të keqe kur një traget pasagjerësh me shpejtësi shkaktoi një dallgë të madhe, duke trazuar ujin dhe duke i rrëzuar disa prej tyre.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dy persona raportohet se u lënduan kur dallha e madhe u ngrit në ujërat e qeta dhe u përplas në breg, me një grua që thuhet se kishte thyer brinjët.

yacht hotel sarande

Një pushues filmoi momentin kur “uji i trazuar” arriti në plazh, me notarët që shiheshin duke dalë nga deti dhe dëgjoheshin ulërima në pamjet dramatike.

Më pas, uji mbulon të gjithë plazhin, me turistë të tronditur që shihen duke u përpjekur të marrin sendet e tyre përpara se të largohen.

Anija u ankorua në portin e Rafina në Greqinë kontinentale, ku kapiteni u arrestua, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së së shtunës në plazhin e njohur të Agios Stefanos pranë Tourlos, porti i ri i Mykonos.

Takis Papadakos, i cili filmoi valën e ujit dhe ndau videon e incidentit në Facebook, tha se gruaja në video “u shtrua në spital me dy brinjë të thyera”.

Trageti thuhet se i përkiste Fast Ferries Andros, e cila transporton turistë dhe vendas midis kontinentit, Mykonos dhe ishujve të tjerë të ndryshëm.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu