Standardet e kreditimit për individët u shtrënguan disi në tremujorin e dytë të vitit 2024, të diktuara vetëm nga një bankë e vetme e sistemit.

Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, shtrëngimi i standardeve u raportua si në kreditë konsumatore, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave.

yacht hotel sarande

Faktorët me ndikim në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për individët u raportuan perceptimi i rrezikut mbi aftësinë paguese të kredimarrësit, mbi zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe kostot e kufizimet nga pozicioni i likuiditetit të bankave.

Të gjithë faktorët si më lart u raportuan me ndikim shtrëngues mbi standardet e kreditimit vetëm nga një bankë e sistemit.

Nga ana tjetër, trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar vijon të ndikojë në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit për individët.

Standardet e kreditimit për individët priten të mbeten të shtrënguara edhe në tremujorin e tretë të vitit 2024, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato për financimin e konsumit.

Në krahun tjetër, kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e lartë në tremujorin e dytë, kryesisht me qëllim blerjen e banesave. Kërkesa më e lartë për financimin e konsumit dhe ajo për financimin në blerjen e banesave ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor.

Në drejtim të kundërt me to ndikuan niveli i përgjithshëm i normave të interesit, përdorimi i burimeve alternative të financimit, besimi konsumator dhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave. Në tremujorin e tretë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave.

Rritja e shpejtë e kreditimit, veçanërisht në segmentin e financimit të pasurive të paluajtshme, shtyu Bankën e Shqipërisë të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025.

Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta.

Në fillim të këtij viti, ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Në deklaratën e Bordit Ekzekutiv të FMN për Shqipërinë, thuhet se vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar.

Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN mbështeten kryesisht tek zhvillimet në tregun e pasurive të palaujtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu