
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet prerës bashkëshorten e tij.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur shtetasi L. V., pas një konflikti me bashkëshorten e tij, M. V., 39 vjeçe, dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.
Gruaja është transportuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Ende nuk janë dhënë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar menjëherë 45-vjeçarin në Komisariatin e Policisë së Divjakës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






