Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, nënë e bir.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15, kur drejtuesja e automjetit, shtetasja V. Z., 45 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa janë dëmtuar 45-vjeçarja dhe djali i saj 18-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer.

Të dy të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu