Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një bisedë në WhatsApp, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po gjykohen ndërhyrjet e Policisë së Shtetit gjatë protestave të fundit në Tiranë.

“Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studentë?”, shkruan Balla.

Më tej, ai pretendon se në grupin e WhatsApp-it të publikuar një natë më parë nga një studente, janë dhënë porosi për të marrë thika dhe për të qëlluar ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu