
Në seancën e sotme ishte parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Në rendin e ditës ishin përfshirë edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi.
Gjithashtu, deputeti Tedi Blushi kishte kërkuar një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Përveç interpelancave, Kuvendi pritej të shqyrtonte disa projektligje që lidhen me sistemin financiar, të drejtat e autorit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Anulimi i seancës vjen pas një dite të shoqëruar me sulme ndaj institucioneve shtetërore, përfshirë edhe godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku protestuesit thyen dyer dhe shkaktuan dëme materiale.
Mëngjesin e sotëm, grupe nxënësish dhe studentësh kanë vijuar protestën, ndërsa një pjesë e tyre janë afruar pranë Parlamentit. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë dhe ka shoqëruar disa persona.






