
Dua Lipa është rikthyer në Kosovë, këtë herë jo për një koncert apo angazhim publik, por për të marrë pjesë në një moment të veçantë familjar.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka udhëtuar drejt Pejës, qytetit nga e ka origjinën familja e saj, për të marrë pjesë në dasmën e një të afërmi.
Sipas Telegrafit, bëhet fjalë për martesën e djalit të hallës së artistes, Andit.
Vizita ka tërhequr vëmendje pasi Dua Lipa nuk shihet shpesh në Kosovë jashtë aktiviteteve të saj publike. Këtë herë ajo ka zgjedhur ta kalojë qëndrimin mes familjarëve dhe njerëzve të afërt.
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë edhe fotografi nga ceremonia, ku artistja shfaqet elegante dhe duke shijuar atmosferën e dasmës së bashku me të ftuarit.
Familja e Dua Lipës e ka origjinën nga Peja, ku vazhdojnë të jetojnë edhe disa prej të afërmve të saj.






