Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për nisjen e vitit të ri shkollor, gjatë vizitës në një nga shkollat e Kavajës.

Nga Shkolla e Mesme Profesionale “Charles Telford Erickson” në Golem të Kavajës, Balla e cilësoi rezultatin e Shqipërisë në PISA 2025 si një lajm të mirë dhe një motivim të rëndësishëm për arsimin shqiptar. Ai theksoi se Shqipëria renditet në krye të vendeve të Ballkanit në matematikë, shkencë dhe lexim, duke shënuar një rritje të ndjeshme të rezultateve.

Balla theksoi se ky rezultat është fryt i punës së mësuesve dhe mbështetjes së prindërve, ndërsa përbën një shtysë për të vijuar punën drejt standardeve më të mira europiane.

“Ky është një motivim i rëndësishëm dhe na afron çdo ditë e më shumë drejt atyre standardeve më të mira europiane”, u shpreh Balla.

Duke u ndalur te shkolla që vizitoi në Kavajë, Balla vlerësoi kushtet e krijuara për nxënësit, punën e stafit mësimor dhe zgjerimin e drejtimeve të saj. Ai theksoi se rritja vit pas viti e numrit të nxënësve e ka kthyer këtë institucion në një shkollë me rëndësi rajonale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu