Ambasada shqiptare në Londër ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Ofcom-it kundër televizionit britanik Sky News.

Ankesa lidhet me një reportazh të transmetuar më 6 dhe 7 gusht, të cilin përfaqësia diplomatike e cilëson të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm.

Sipas Ambasadës, materiali përmbante pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime që lidhnin identitetin shqiptar me kriminalitetin, duke përforcuar stereotipe ndaj një komuniteti të tërë.

Përfaqësia shqiptare theksoi se liria e medias është themelore, por po aq i rëndësishëm është detyrimi për raportim të saktë dhe pa paragjykime etnike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu