Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe akuzat që lidhen me ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, duke përdorur një gjuhë të fortë ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij.
Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga në podcastin “Flasim”, Rama tha se në rastin e Ahmetajt kishte investuar te një njeri që, sipas tij, më pas kishte rezultuar të ishte një “maskë karnavalesh”.
“Në rastin që përmendet, unë kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik për t’u besuar. Se nëse pastaj del që burimi njerëzor ku ke investuar është i ndotur, dhe njeriu që ti ke parë ka qenë një maskë karnavalesh, atëherë është e dhimbshme, por është fakt”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për hetimet e SPAK dhe akuzat ndaj zyrtarëve socialistë, duke bërë dallimin mes një akuze dhe një fakti të provuar në gjykatë.
“Deri tani s’kam parë ndonjë dorë në buxhetin e shtetit të provuar në gjyq me fakte, akuza po, disa elementë shumë të dukshëm abuzimi për mua dhe për ne në dosjen e sjellë nga SPAK-u për inceneratorët, po, por në buxhet të shtetit ende nuk kam parë ndonjë gjë domethënëse”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu