Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi i 18-vjeçarit Genti Nela, i cili punonte si banakier në një hotel-restorant në zonën e Malit të Robit, në Golem.

Sipas dëshmisë së të riut, gjithçka nisi më 27 gusht, pasi ai u komunikoi pronarëve se kishte vendosur të largohej nga puna dhe kërkoi pagesën që i takonte.

Nela pretendon se pas debatit është goditur fillimisht me grusht dhe më pas me një tavëll qelqi në kokë dhe fytyrë. Sipas tij, në dhunë janë përfshirë disa persona, ndërsa të tjerë e kanë penguar të largohej nga ambienti.

18-vjeçari ka deklaruar se gjatë sulmit është kërcënuar se do ta vrisnin dhe do t’i zhduknin trupin. Ai thotë se, në përpjekje për t’u mbrojtur dhe për të krijuar mundësinë e largimit, ka goditur një prej personave me një gotë qelqi.

Pasi arriti të dilte nga lokali, sipas dëshmisë së tij, personat e përfshirë e ndoqën dhe i bllokuan përsëri rrugën, duke e goditur sërish. Nela më pas arriti të largohej, telefonoi nënën dhe u paraqit në polici për të denoncuar ngjarjen.

Për rastin janë arrestuar Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, të cilët janë lënë në arrest me burg me afat 45-ditor, ndërsa dy persona të tjerë janë në kërkim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu