
Bonnie Blue bëhet nënë, mister se kush është babai pas “misionit” me 400 burr
Ylli britanik i filmave për të rritur, Bonnie Blue, është bërë nënë për herë të parë. 27-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Tia Billinger, njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës përmes një videoje në Instagram, ku dokumentoi momente nga shtatzënia deri pas lindjes. Përfaqësuesi i saj konfirmoi për “Us Weekly” se ajo dhe foshnja janë mirë.
Blue ka treguar se lindja është kryer me operacion cezarian në Lindo Wing të St Mary’s Hospital në Londër, materniteti privat ku Catherine, Princesha e Uellsit, ka sjellë në jetë tre fëmijët e saj. Sipas raportimeve, foshnja ka ardhur në jetë para kohe, pasi lindja ishte parashikuar për në tetor, por Blue ka deklaruar se fëmija është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Vëmendjen më të madhe, megjithatë, vazhdon ta marrë identiteti i babait. Në shkurt, Bonnie Blue organizoi atë që e quajti “breeding mission”, një event ku pretendoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura me rreth 400 burra. Vetëm pak javë më pas ajo njoftoi se ishte shtatzënë. Blue kishte deklaruar se kishte mbledhur mostra ADN-je dhe të dhënat e kontaktit të pjesëmarrësve, pikërisht për të përballuar një shtatzëni të mundshme.
Ajo ende nuk ka bërë publik identitetin e babait. Në qershor deklaroi se fëmija ishte konceptuar gjatë eventit me qindra pjesëmarrës, por se nuk e dinte se cili prej tyre ishte babai.
Edhe njoftimin e lindjes Blue e lidhi me një tjetër prej sfidave që e bëri të famshme. Krahas videos ku shfaqet me foshnjën në krahë, fytyra e së cilës është mbuluar, ajo shkroi: “Dhe pastaj u bëmë 1,058”, referencë ndaj pretendimit të saj se në janar 2025 kishte kryer marrëdhënie me 1,057 burra brenda 12 orëve.
ñ
i






