
Një tërmet me magnitudë 4.5 goditi jugun e Shqipërisë pak pas mesnatës, rreth orës 00:35 të së dielës, 30 gusht.
Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, tërmeti kishte një thellësi fokale rreth 5 kilometra, ndërsa harta e lokalizimit e vendos epiqendrën pranë Borshit.
Lëkundjet u ndien fort në Sarandë dhe në disa zona të tjera të bregdetit e të jugut të vendit. Raportime nga qytetarët tregojnë se tërmeti është ndier në një territor të gjerë, përfshirë edhe zona të Greqisë.
Të dhënat për magnitudën, thellësinë dhe vendndodhjen e saktë të epiqendrës janë paraprake dhe mund të rishikohen nga institucionet sizmologjike.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar për dëme materiale apo persona të lënduar.






