Pak kush do ta kishte imagjinuar. Mimoza Ahmeti, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqiptare, hyn me guxim në territorin e muzikës urbane, duke lënë pas çdo pritshmëri.

Video e klipit

“Lule Mimoza”, bashkëpunimi me DJ Bujakën, e shfaq Ahmetin në një version krejtësisht ndryshe, mes ritmeve moderne hip-hop/trap dhe një klipi me estetikë bashkëkohore. Pas jehonës së madhe që fitoi në “Ferma VIP”, poetja duket se po shfrytëzon momentin për të surprizuar edhe një herë publikun.

Teksti i këngës është firmosur nga DJ Bujaka dhe vetë Mimoza Ahmeti, ndërsa produksioni është realizuar nga Nasty Music dhe Alandy.

Me një kombinim që askush nuk e priste, “Lule Mimoza” hyn menjëherë në listën e projekteve më të komentuara të kësaj vere dhe pritet të ndezë debat po aq sa edhe klikimet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu