
Një nga projektet më të përfolura të kësaj vere pritet të publikohet nesër. DJ Bujaka dhe Mimoza Ahmeti do të sjellin bashkëpunimin e tyre muzikor me titull “Lule Mimoza”, i cili ka ngjallur interes të madh që para publikimit.
Kënga do të dalë të mërkurën në orën 18:00, ndërsa njoftimi në rrjetet sociale është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit.
View this post on Instagram
Bashkëpunimi vjen në një moment kur Mimoza Ahmeti po gëzon një vëmendje të shtuar publike pas pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, çka ka rritur edhe pritshmëritë për projektin e ri.
Me këtë kombinim të pazakontë mes DJ Bujakës dhe Mimoza Ahmetit, “Lule Mimoza” konsiderohet nga shumë ndjekës si një prej kandidatëve kryesorë për t’u kthyer në një nga hitet e kësaj vere.






