
Koncerti i këngëtarit portorikan Bad Bunny, i planifikuar për mbrëmjen e së shtunës në Milano, u ndërpre dhe u evakuua për shkak të një stuhie të fortë që goditi zonën.
Sipas mediave italiane, rreth 80 mijë spektatorë u larguan me nxitim nga arena pasi gjatë koncertit nisën reshje të dendura breshëri dhe erëra të fuqishme.
Zjarrfikësit bënë të ditur se disa persona mbetën të plagosur, pasi u goditën në kokë nga kokrrat e mëdha të breshërit. Të lënduarit morën ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës shëndetësore 118.






