
Reporter.al publikon një reportazh ku analizon protestën e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, duke e cilësuar atë si një model të ri proteste qytetare të bazuar te arti, kreativiteti dhe rezistenca paqësore.
Në reportazh citohet aktivisti Migen Qiraxhi, eksperti i komunikimit Koloreto Cukali, aktivistja Luçiana Kokaj dhe protestuesi Vasil Kasneci, të cilët argumentojnë se protesta ka sjellë forma të reja organizimi, me përdorimin e humorit, muzikës, performancave artistike dhe pjesëmarrjen e gjerë të të rinjve.
Sipas tyre, kjo lëvizje dallon nga protestat tradicionale politike të tranzicionit dhe synon të krijojë një kulturë të re të reagimit qytetar.






