Rritja e temperaturave gjatë sezonit veror po krijon kushte të favorshme për përhapjen e mushkonjave sandflies, të cilat transmetojnë leishmaniozën – një sëmundje e përhapur te qentë në qarkun e Korçës dhe që në raste të caktuara mund të prekë edhe njerëzit.

Specialistët veterinarë theksojnë se kontrolli i vektorëve dhe përdorimi i preparateve mbrojtëse për kafshët shoqëruese janë masat më të rëndësishme për të ndërprerë ciklin e transmetimit të sëmundjes.

Veterineri Kristi Morava apelon që pronarët e qenve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë muajve të verës, duke kryer kontrolle periodike veterinare dhe duke përdorur preparate mbrojtëse kundër pickimeve të insekteve.

Sipas specialistëve, këto masa jo vetëm që mbrojnë shëndetin e kafshëve, por ulin edhe rrezikun e transmetimit të leishmaniozës te njerëzit.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë masat parandaluese, pasi sezoni i verës konsiderohet periudha me rrezikun më të lartë për përhapjen e kësaj sëmundjeje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu