Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen përpara nisjes së protestës së paralajmëruar për këtë të shtunë, duke e paralajmëruar të mos përballet me qytetarët.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se protesta do të mbledhë qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, ndërsa pretendoi se kërkesat për largimin e tij nga politika gjatë protestave janë të sponsorizuara.

“Sot është dita e kombit shqiptar. Nëse Edi Ramës i ka mbetur edhe një nanogram arsye, duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Mos guxo të matesh me popullin”, deklaroi Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike akuzoi mazhorancën se ka bllokuar në Kuvend amendamentet e propozuara nga opozita, të cilat sipas tij pasqyrojnë kërkesat e protestuesve. Ai tha se për këtë arsye grupi parlamentar i PD ka vendosur të bojkotojë seancat plenare deri në shqyrtimin e tyre.

Berisha kujtoi gjithashtu se 4 Korriku përkon me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe me ditëlindjen e kryeministrit Rama, duke i drejtuar këtij të fundit mesazhin: “Jep dorëheqjen para orës 19:00.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu