Franca zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke dominuar Suedinë nga fillimi deri në fund. Me një lojë të organizuar, kontroll të topit dhe raste të shumta shënimi, francezët treguan epërsi në çdo repart të fushës.

Skuadra franceze arriti të shfrytëzojë mundësitë e krijuara, ndërsa mbrojtja nuk i la shumë hapësira kundërshtarit. Suedia u përpoq të reagojë, por nuk arriti të përballonte ritmin dhe cilësinë e lojës së Francës.

Me këtë fitore bindëse, Franca konfirmoi formën e saj të mirë dhe dërgoi një mesazh të qartë se mbetet një nga skuadrat më të forta në arenën ndërkombëtare.

Me këtë “tris” ndaj suedezëve Franca kalon në raundin tjetër ku do të përballet me Paraguaj-in

Ylli i mbrëmjes ishte sërish Kylian Mbappe qe me dopietën e shënuar vazhdon garën me Messin ku te dy protagonistët janë në kuotën e gjashtë (6) golave aktualisht në “Kupën e Botës 2026”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu