Screenshot

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për protestën qytetare, duke theksuar se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, pavarësisht se kush përpiqet ta drejtojë apo ta përdorë atë për qëllime politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri dallimin mes, sipas tij, protestuesve që shprehin shqetësime reale dhe atyre që i cilësoi si “korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit”.

“Korrja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme”, shkroi ai.

Kryeministri tha se shqetësimet e qytetarëve do të lexohen “me vëmendje dhe përulësi” dhe se qeveria synon t’i kthejë ato në energji për realizimin e objektivit “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”.

Sipas Ramës, nga ana tjetër, grupet që, sipas tij, manipulojnë protestën përfaqësojnë “shembëlltyrën më të zezë të alternativave politike të këtyre 35 vjetëve”.

Në përfundim të reagimit, kreu i qeverisë u shpreh se protesta do të ketë edhe një efekt pozitiv për mazhorancën.

“Nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin”, shkroi Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu