Më shumë se gjysma e pronarëve të kafshëve shtëpiake i transportojnë ato në automjet pa mjete të përshtatshme sigurie, sipas një studimi të realizuar nga Statista për Tavo Pets mbi 5 mijë pronarë kafshësh.

Të dhënat tregojnë se mbi 50% e drejtuesve të mjeteve udhëtojnë me qen ose mace pa kafaz transporti, rrip sigurimi të posaçëm apo sisteme të tjera mbrojtëse, duke rritur ndjeshëm rrezikun në rast aksidenti.

Një në tre të anketuar pranoi se është shpërqendruar gjatë drejtimit të automjetit nga kafsha e tij, e cila është ngjitur në prehrin e shoferit, ka ndërhyrë te timoni ose te leva e marsheve.

Sipas studimit, mungesa e sistemeve të sigurisë ka pasoja të drejtpërdrejta edhe për vetë kafshët. Rreth 59% e pronarëve raportuan se kafsha e tyre ka pësuar lëndime apo dëmtime pas aksidenteve të lehta rrugore.

Ekspertët theksojnë se kafazi i transportit nuk shërben vetëm për sigurinë fizike, por edhe për mirëqenien e kafshës. Sipas të dhënave të studimit, rreth 70% e qenve dhe maceve shfaqin shenja ankthi gjatë udhëtimit, ndërsa një hapësirë e sigurt dhe e njohur ndihmon në uljen e stresit.

Autorët e studimit paralajmërojnë se transporti i pakujdesshëm i kafshëve mund të shkaktojë pasoja serioze si për njerëzit ashtu edhe për vetë kafshët, duke rekomanduar përdorimin e kafazëve, rripave të posaçëm ose sistemeve të tjera të certifikuara të sigurisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu