
Reperi i njohur Kleviol Ahmeti, me emër artu Cllevio Serbiano ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të papritur para ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Teksa u pyet nga gazetarët për zhvillimet politike dhe protestat që po zhvillohen në vend, Clevio u shpreh hapur në mbështetje të kryeministrit Edi Rama.
“Jam me Ramën, ai është bosi”, deklaroi reperi, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta mes të pranishmëve.
View this post on Instagram
Deklarata vjen në një moment kur protestat kundër qeverisë po vijojnë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.
Clevio Serbiano është një figurë e njohur në rrjetet sociale dhe mediat rozë, ku shpesh tërheq vëmendje me deklarata të drejtpërdrejta dhe qëndrime që ngjallin debat.
Këtë herë, mbështetja e tij publike për kryeministrin Rama u bë pikërisht nga ambientet e GJKKO-së, duke e kthyer deklaratën në një nga momentet më të komentuara të ditës në rrjetet sociale duke u nisur nga fakti se rivali i tij më i madh Noizy është gjithashtu mbështetës i Ramës.



