Kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, është sulmuar mbrëmjen e kësaj të enjteje nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë lagjes “Rus”, në zonën e njohur si “8-katëshi”, ku Haderi dyshohet se është goditur me sende të forta.

Burime bëjnë me dije se ai ka marrë plagë në kokë dhe në trup, ndërsa deri më tani nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të sulmit, ndërsa ngjarja mbetet në hetim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu