Komisioni Europian ka miratuar shpërndarjen e 158.9 milionë eurove nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ku Shqipëria përfiton 49 milionë euro. Sipas KE-së, fondet lidhen me periudhën e tretë gjashtëmujore të reformave dhe janë miratuar pas vlerësimit pozitiv të hapave të ndërmarrë nga Shqipëria në konkurrueshmërinë e biznesit dhe inovacionin. Një pjesë e fondeve do të kalojë në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të financojë projekte infrastrukturore në transport, energji të pastër, digjitalizim dhe kapital njerëzor në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu