Gazetari Ervin Dushi ka denoncuar se është dhunuar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër nga disa persona, pranë supermarketit “Xhedis” në lagjen “Skënderbeg”.

Sipas deklarimeve të tij, autor i sulmit ka qenë Prek Gjoni, pronari i rrjetit të marketeve “Xhedis”, së bashku me persona të tjerë që ndodheshin me të.

Dushi pretendon se konflikti lidhet me një denoncim të bërë më herët prej tij në mbështetje të një punonjëseje të marketit, e cila kishte pasur mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.

Policia e Shkodrës konfirmoi se gazetari ka kallëzuar ngjarjen në komisariat, ndërsa është identifikuar një nga personat e përfshirë me inicialet P.Gj. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu