
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Sipas shortit të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116 në fletën e votimit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë numrin 125, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të paraqitet me numrin 113.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të garojë me numrin 128, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) me numrin 129.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 7 qershor dhe sipas të dhënave të KQZ-së, në garë për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës do të jenë 23 subjekte politike me gjithsej 917 kandidatë.



