Kristian Shpendi po konfirmohet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar dhe europian. Sulmuesi i Çezenës është përfshirë nga media italiane “Il Resto del Carlino” në një listë elitare të lojtarëve të lindur pas vitit 2003, krahas emrave si Lamine Yamal, Pio Esposito, Benjamin Sesko dhe Lukas Stassin.

Analiza vlerëson vazhdimësinë dhe produktivitetin e sulmuesit shqiptar, i cili në dy sezonet e fundit ka arritur statistika mbresëlënëse me gola dhe asistime. Vetëm pesë lojtarë të kësaj grupmoshe kanë regjistruar të paktën 20 gola dhe 5 asistime në dy sezonet e fundit, ndërsa Shpendi është pjesë e këtij grupi të ngushtë.

Pas 20 golave dhe 6 asistimeve në sezonin 2023/24 në Serie C, sulmuesi shqiptar vijoi të tregojë nivel të lartë edhe në Serie B. Në sezonin 2024/25 ai realizoi 11 gola dhe 3 asistime, ndërsa në sezonin aktual numëron 10 gola dhe 4 asistime në 36 ndeshje.

Mediat italiane theksojnë se Shpendi nuk është vetëm finalizues, por një lojtar që kontribuon edhe në ndërtimin e aksioneve, duke u aktivizuar si qendërsulmues, sulmues i dytë apo në krah. Pavarësisht një periudhe pa gol që nga fundi i shkurtit, ai vijon të mbetet pikë kyçe për Çezenën.

Performancat e tij po ndiqen nga klube të Serie A dhe skuadra ambicioze të Serie B, ndërsa vera mund të jetë vendimtare për hapin e radhës në karrierën e tij.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu