Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, krerët e shtetit zhvilluan homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

Në ceremonialin shtetëror të organizuar pranë Monumenti “Nënë Shqipëri”, Kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me respekt të thellë, në emër të ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të përhershëm të sakrificës sublime të dëshmorëve, si themel i identitetit kombëtar dhe i së ardhmes europiane të vendit.

5 Maji mbetet një ditë reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që, me aktin e tyre më të lartë të sakrificës, bënë të mundur lirinë që gëzon sot Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu