
HOLLYWOOD – Aktorja e njohur Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden, janë bërë prindër për herë të tretë.
Lajmin e ka bërë publik vetë Madden përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit: Nautas Madden.
“Jemi të lumtur, të emocionuar dhe të bekuar që ju prezantojmë djalin tonë. Mirë se erdhe në botë”, shkroi ai, duke shoqëruar njoftimin me një ilustrim simbolik me temë detare.

Çifti, i njohur për privatësinë e tyre, nuk ndan foto apo detaje të fëmijëve në publik. Ata janë gjithashtu prindër të dy fëmijëve të tjerë: vajzës Raddix dhe djalit Cardinal.
Në intervista të mëparshme, Diaz ka folur hapur për përvojën e saj si nënë në një moshë më të vonë, duke theksuar se familja është prioriteti i saj më i madh.
Lajmi për zgjerimin e familjes është pritur me interes të madh nga fansat, duke rikthyer vëmendjen te jeta private e çiftit.



