AFRIKA E JUGUT – Një operacion i pazakontë dhe i rrezikshëm është zhvilluar në lumin Komati, në provincën Mpumalanga, ku autoritetet ndërhynë për të gjetur mbetje njerëzore të një personi të zhdukur.

Sipas policisë sudafrikane, një krokodil u neutralizua gjatë një operacioni të cilësuar si “shumë kompleks dhe i rrezikshëm”, pasi dyshohej se kishte konsumuar pjesë të trupit të viktimës.

Kapiteni Johan “Pottie” Potgieter u ul me litar në një zonë të rrezikshme të lumit, i njohur për praninë e shumtë të krokodilëve, për të siguruar kafshën. Më pas, krokodili u transportua me helikopter, duke i hapur rrugë ekspertëve për të vijuar kërkimet.

Gjatë ekzaminimit, në trupin e kafshës u gjetën mbetje që dyshohet se i përkasin personit të zhdukur. Ato janë dërguar për analiza ADN-je, me qëllim identifikimin e viktimës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme për rrethanat e zhdukjes, ndërsa hetimet vijojnë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu