Nikoll Radaçi, 57 vjeç, me origjinë nga Mirdita dhe banues në Durrës, është personi që dyshohet se ishte në timonin e automjetit që u përfshi në aksidentin fatal në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Një prej viktimave dhe i plagosuri kishin lidhje familjare mes tyre.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes. Banorë të zonës e përshkruajnë si një drejtues problematik, duke pretenduar se shpesh qarkullonte me shpejtësi dhe pas konsumimit të alkoolit.

Megjithatë, autoritetet bëjnë me dije se gjatë këtij viti nuk rezultojnë denoncime zyrtare ndaj tij. Pas ngjarjes, 57-vjeçari, baba i tre fëmijëve, është larguar nga vendi i aksidentit, por është ndaluar më pas nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

Aksidenti ka rikthyer në vëmendje shqetësimin për sigurinë rrugore në zonë, ndërsa banorët kërkojnë më shumë kontrolle dhe masa parandaluese ndaj shkelësve. Ndaj tij është vendosur arrestimi dhe hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu