
Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka bërë një kërkesë të pazakontë nga spektakli “Ferma VIP”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.
Nën presionin e sfidës për mbledhjen e lepujve, Ahmeti kërkoi me humor ndihmën e Ramës, duke sugjeruar përdorimin e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” për të lokalizuar kafshët.
“Lësho pak satelitin t’i kapin”, u shpreh ajo gjatë bisedës me konkurrentët.
Kërkesa vijoi me tone ironike, teksa Ahmeti përmendi edhe platformën e-Albania, duke kërkuar që lepujt të pajisen me “certifikata identiteti”.
Pjesë nga biseda:
Moza: Kryeministër, a punon sateliti me i gjet pak lepujt e mi? Se vdiqa, nuk po marr plus, jam minus. Lësho pak satelitin t’i kapin.
Sara: Kap vetëm një lëpur vetë.
Moza: I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla, ti çfarë nuk gjen.
Sara: Kapi lepujt Moza.
Moza: Po me e-Albania i gjej unë këto identitetet? Dua shtatë certifikata lepujsh, se po kërkoj me identitet të panjohur.
Momenti ka shkaktuar reagime dhe të qeshura mes banorëve të fermës, duke u kthyer në një nga episodet më virale të spektaklit.



