Përplasja mes Donald Trump dhe moderatori Jimmy Kimmel është ashpërsuar, pasi presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij Melania Trump kanë kërkuar publikisht shkarkimin e komedianit nga televizioni ABC.

Reagimi vjen pas një batute të Kimmel në emisionin Jimmy Kimmel Live!, ku ai ironizoi zonjën e parë, duke shkaktuar reagime të forta në Shtëpinë e Bardhë. Melania Trump e cilësoi komentin si “përhapje urrejtjeje”, ndërsa Donald Trump shkoi më tej duke e quajtur deklaratën “thirrje të neveritshme për dhunë”.

Nga ana e tij, Kimmel u mbrojt gjatë monologut të radhës, duke theksuar se bëhej fjalë për një “shaka të lehtë” dhe jo për nxitje dhune. Ai shprehu gjithashtu keqardhje për incidentin e ndodhur gjatë darkës së gazetarëve në Uashington, duke shtuar se retorika e dhunshme duhet të shmanget nga të gjithë.

Debati vjen në një moment të tensionuar në SHBA, pas një incidenti të armatosur në aktivitetin e White House Correspondents’ Dinner, ku një person tentoi të hynte i armatosur në sallë.

Rasti ka nxitur reagime edhe nga zyrtarë të administratës dhe organizata të ndryshme, të cilat paralajmërojnë për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe ndikimin e saj në klimën e dhunës në vend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu