Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Llogarasë. Një automjet që udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, barrierat kanë depërtuar në mjet, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu