Për herë të parë që prej arrestimit në tetor 2024, Ilir Meta është paraqitur publikisht në seancën e parë të themelit në GJKKO.

I vendosur në kafazin e xhamit në sallën e gjyqit, Meta mbajti një deklaratë të shkurtër, duke e cilësuar procesin ndaj tij si të montuar dhe të mbështetur në shpifje dhe kallëzues të rremë.

“Është një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës”, u shpreh ai, ndërsa kërkoi që gjyqi të transmetohet live për publikun.

Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej vitit 2024, ndërsa SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Gjatë seancës, avokati i tij Kujtim Cakrani kërkoi që Meta të hiqet nga kafazi i xhamit, duke e cilësuar këtë trajtim si poshtërues dhe në kundërshtim me parimin e barazisë në gjykim.

Ndërkohë, në të njëjtën dosje është e përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëshmive, ndërsa çështja konsiderohet një nga më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit në vend.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu