Policia e Gjirokastrës ka reaguar zyrtarisht pas përhapjes së lajmeve të rreme që përfshinë kryetarin e bashkisë dhe stafin e institucionit, duke shkaktuar panik në qytet.

Sipas njoftimit, një 33-vjeçar është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjetet sociale informacione të pavërteta, duke pretenduar se kryebashkiaku dhe disa punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit me iniciale E. K., për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe telefoni celular i 33-vjeçarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu