Autoritetet në Indi kanë sekuestruar më shumë se 260 doza të dyshuara si të falsifikuara të ilaçit për diabet dhe dobësim Mounjaro, duke zbuluar një rrjet të dyshuar prodhimi dhe shitjeje ilegale.

Sipas zyrtarëve, produktet janë gjetur në një automjet pranë New Delhi, ndërsa dy persona janë arrestuar nën akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së ilaçeve të paligjshme.

Hetimet kanë zbuluar se lëndët e para për prodhimin e këtyre medikamenteve janë porositur nga platforma online, ndërsa produktet përfundimtare shiteshin me çmime më të ulëta se origjinali në treg.

Ilaçi Mounjaro është bërë shumë i kërkuar në Indi për trajtimin e diabetit dhe humbjen në peshë, çka ka nxitur edhe tregun e produkteve të falsifikuara.

Autoritetet kanë konstatuar se dozat e sekuestruara nuk ruheshin në kushtet e duhura dhe kishin dallime në etiketim krahasuar me produktin origjinal, duke rritur dyshimet për falsifikim.

Mostrat janë dërguar për analiza laboratorike për konfirmim përfundimtar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar përmasat e plota të këtij rrjeti./Reuters

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu