
Legjenda e futbollit rumun, Gheorghe Hagi, është emëruar trajner i ri i Kombëtares së Rumanisë, në një moment të vështirë për futbollin e vendit.
Vendimi vjen pas ndarjes nga jeta të ish-trajnerit Mircea Lucescu, i cili ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare pas problemeve shëndetësore.
Hagi e ka cilësuar këtë rikthim si një nder dhe një përgjegjësi të madhe, duke premtuar se do të japë maksimumin për ekipin kombëtar.
Kjo është hera e dytë që ai merr drejtimin e përfaqësueses rumune, pasi më parë e kishte drejtuar në vitin 2001.






