
Pak orë para protestës kombëtare të paralajmëruar para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen masivisht tubimit. Ai e cilësoi këtë protestë si një “kryengritje paqësore” që sipas tij nuk mund të ndalet nga asnjë forcë.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për vendime që, sipas tij, kanë dëmtuar qytetarët dhe ekonominë e vendit. Ai theksoi se një ndër arsyet kryesore të protestës mbetet rritja e çmimeve, veçanërisht ajo e naftës, që ka rënduar drejtpërdrejt familjet shqiptare.
Në fjalën e tij, lideri i opozitës theksoi se protesta synon të jetë ndër më të fuqishmet e viteve të fundit, duke paralajmëruar një mobilizim të gjerë qytetar. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për opozitën.



